Nitaj zgjedhet Drejtori për Marrëdhënie me Publikun në AAK
Prishtinë, 22 korrik - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë konstituive të Kryesisë së re të partisë.
Në këtë mbledhje, z. Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë, është votuar Drjetor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në AAK, i cili njëkohësisht është edhe Zëdhënës i partisë.
Po ashtu, në këtë mbledhje z. Valon Tolaj është zgjedhur Sekretari Ekzekutiv.
Kryesia e AAK-së ka krijuar një komision të ri, prej pesë anëtarëve, të udhëhequr nga z. Xhavit Zariqi, që do ti koordinojë veprimet midis selisë qendrore dhe degëve në terren.