NISMA zgjedh organet e reja në Drenas
Prishtinë, 29 prill - Nisma per Kosovën, dega Drenas, mbajti takimin e rregullt të kryesisë. Në takim të pranishëm ishin të gjithë anëtaret e kryesisë përvec ish kryetarit z. Ibrahimi dhe z. Elezi.
Në këtë mbledhje u analizua situata e krijuar pas largimit të z. Ibrahimi dhe unanimisht u vendos që të merret vendim per kryetarin e ri deri në zgjedhjet e brendshme, proces që tashmë ka filluar në tërë Kosovën. I propozuari nga anëtarët e kryesisë, z. Isa Xhemajlaj, që ta merr përgjegjësinë për udhëheqjen e Nisma\'s në Drenas gjatë ketij procesi, mori mbështetjen e plotë dhe të fuqishme.
Pas këtij vendimi udhëheqjen e mbledhjes e mori tashmë kryetari i ri i degës së Drenasit, z. Xhemajlaj, i cili falënderoi të gjithë kontributdhënësit dhe kryetarin e deritanishëm.
Në këtë mbedhje u mor vendim dhe u formua komisioni për zgjedhjet që do të mbahen në Drenas në gjithësecilën nëndegë, duke vazhduar me fuqizimin e degës dhe ofrimin e mundësive të gjithë atyre që me angazhimin dhe punën e tyre, duan dhe mundën të jenë në shërbim të qyetetarëve të Drenasit dhe më gjerë.