19 Janar 2025

Nisma solidarizohet me viktimat e aktit terrorist te Brukselit

Prishtinë, 22 mars - Nisma për Kosovën sulmin e sotëm terrorist në Bruksel në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, vlerëson se është  sulm barbar i drejtuar kundër jetës së njerëzve të pafajshëm, kundër vlerave njerëzore dhe evropiane, kundër lirisë, demokracisë dhe projekteve te qytetarisë Evropiane për paqë globale.

 Në këtë ditë të rëndë për qytetarët e Brukselit e të Evropës, qytetarët  e Kosovës ndajnë dhimbje të thellë  me qytetarët e Belgjikës.

Jemi të bindur se asnjë formë e terrorizmit, që po  lëndon dhe shkakton viktima të dhimbshme e të pa fajshme kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat e civilizimit evropian.

Solidarizohemi dhe Ju shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, qytetarëve e shtetit të Belgjikës, që sot mbeten pa më të dashurit e tyre!

Nderim e përulje për viktimat e pafajshme! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)