Nisma Socialdemokrate në Skenderaj e gatshme për zgjedhje
Prishtinë, 28 dhjetor - Edhe dega e Nismës Socialdemokrate në Skenderaj ka filluar përgatitjet për zgjedhjet nacionale që do të mbahen në fund të janarit apo në fillim të shkurtit të vitit që vjen.
Afrim Kabashi, sekretar i degës, tha se të dielën është mbledhur kryesia e degës me ç’rast u diskutuar për mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje. Nisma hyn në zgjedhje me moton “Bashkë për vlera kombëtare”.
“Në funksion të përgaditjes dhe organizimit të elektoratit për zgjedhjet e parakoshme parlamentare, sot (e diele) dega NSD në Skenderaj mbajti mbledhje të zgjeruar të kryesisë me kryetar të nëndegve.''
''Nga i gjithë diskutimi, nga të gjithë të pranishmit u tregua gadishmëri dhe mobilizim për të hyrë fuqishëm ne procesin zgjedhor me moton: ‘Bashkë për vlera kombëtare’.''
''Po ashtu strukturat e degës njoftuan edhe për procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar në degën Nisma Socialdemokrate në Skenderaj, ku deri me tani zgjedhjet janë kryer me sukses në 16 nëndegë dhe ku pritet shumë shpejtë që kuvendet zgjedhore të mbahen edhe në nëndegët tjera”, ka thenë mes tjerash Afrim Kabashi, sekretar i degës së Nisma Socialdemokate në Skenderaj.