NISMA s'është shuar në Viti,Ferizaj dhe në Drenas
Prishtinë, 1 maj - NISMA për Kosovën nuk është shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas. Largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve në kuadër të rirreshtimeve që janë duke ndodhur në skenën politike të Kosovës.
Procesi i zgjedhjeve të brendshme i cili do të kulmojë me mbajtjen e Kongresit të I-rë Zgjedhor më 25 qershor 2016, do ta nxjerr Nismën edhe më të fortë.