Nisma propozon Limajn për kryetar Kuvendi, nëse dështon Veseli
Prishtinë, 4 gusht - Zyrtarët e Nisma për Kosovën janë shprehur se janë të gatshëm që të propozojnë një emër për kryesues të Kuvendit, nëse dështon kandidatura e Kadri Veselit.
Këtë propozim e ka hedhur anëtari i Kryesisë se Nismës për Kosovën, Fehmi Hysenaj në një postim në Facebook.
“Nëse Kadri Veseli tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit besoj se PAN do t’i shtonte vlerën vetes nëse e propozon njeriun me më së shumti kredibilitet z.Fatmir Limaj i cili do të marrte mbështetje edhe nga deputetë jasht PAN-it”, ka shkruar ai në Facebook.