NISMA për Kosovën themeloi NISMËN Rinore
Prishtinë, 9 prill - Sot në Prishtinë NISMA për Kosovën themeloi NISMËN Rinore. Në këtë aktivitet të mbajtur në Sallë të Kuqe të Pallatit të Rinisë, NISMA e Rinisë për Kosovën mblodhi shumë të rinj nga të gjitha viset e Kosovës, të cilët përkrahën NISMËN në ndyshimin që do të sjell ajo.
Kryetari i Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi u tha të rinjëve se NISMA për Kosovën në përgjithësi dhe NISMA Rinore për Kosovën në veçanti, po e rinisë rrugën për ti sjellë kompetentët dhe të dijëshmit në qeverisje, për finalizimin e shtetit të së drejtës i cili i siguron dhe garanton drejtësi për çdo shtetas të tij, për jetën, për familjen, për punën dhe pronën, edhe për lirinë e fjalës.
Nisma për Kosovën, është nisur për ti gjetur e bërë bashkë, njerëzit e përvojës me dijet e idealet politike, me vullnet e ekspertizë profesionale, dhe me energji pozitive rinore, që në çdo kohë ishin e janë promotori i zhvillimeve progresiste në shoqëri.
Realiteti i krijuar pas qershorit 1999, si dhe ai i formalizuar pas 17 shkurtit 2008, janë krijesë e këtyre energjive, që tani janë zaptuar nga megalomanë rrahagjoks e egoistë të pa ndreqshëm, ka thënë Krasniqi.
Në vazhdim, Krasniqi ka thënë se NISMA për Kosovën, kërkon përgjegjësi për të gjithë ata që edhe 15 vjet pas luftës, e gjashtë vjet pas Pavarësisë nuk arritën ta ndërtojnë një sistem të besueshëm të Drejtësisë për tu përballë ligjërisht me të gjitha veprat kriminale të pas luftës. Kjo është dëshmia më e mirë se shteti i Kosovës është në krizë të thellë, sundimi i ligjit është i domosdoshëm, është kusht për konsolidimin e demokracisë, për zhvillimin e qëndrueshëm politik, ekonomik e shoqëror.
Ndërsa Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, z.Fatmir Limaj u tha të rinjëvë se,
Ky vend ka nevojë që sa më shpejt ti thuhet STOP kësaj gjendje në të cilën jemi, dhe se zë i fuqishëm për ndryshim është rinija dhe ata jeni ju të rinjë të NISMA për Kosovën.
Rinija e Kosovës nuk ka nevojë për lëmoshë e cila po u servohet kohëve të fundit, sepse para se tu ipet lëmoshë tregoni se cfarë ka bërë kjo qeveri për ju? A ka hapur vende të reja të punës, a ka pasë përspektivë dhe zhvillim ekonomik në vend?
Prandaj, ju rini nuk jeni për të mbijetuar, nuk jeni për lëmoshë. Ofendimi më i madh që po i bëhët qytetarit të Kosovës sot është se dikush po mundohet ta mbajë në lëmoshë dhe po harron që kjo shoqëri dhe ky popull ka ecur shumë përpara dhe se tani qytetarët duan hapjen e horizonteve të reja dhe kushte të barabarta, ka thënë Limaj.
Limaj ka shtuar se ky vend ka degraduar dhe se askush askujt nuk i përgjigjet për situatën në të cilën jemi.
Ne nuk kemi nevojë për një qeverisje që shpërndanë ndihma në kohë fushate, por që krijon politika afatgjate që zhvillojnë ekonominë dhe rrisin mirëqenien sociale. Ne nuk kemi nevojë për qeverisje që mendon se si ta blejë qytetarin, por për qeverisje që mendon ta nderojë dhe respektojë qytetarin duke i ofruar punë, siguri, edukim dhe jetesë më të mirë.
Ne kemi nevojë për qeverisje që i lehtëson shkollimin e lartë të rinjve, duke i ofruar grante dhe lehtësira bankare. Kemi nevojë për një qeverisje që kupton se Kosovën duhet ta kthejë në shoqëri të dijës sepse e ardhmja i takon dijës. Prandaj duhet të investojmë në cilësinë e edukimit, e jo në prodhimin e diplomave. Tregu i sotëm nuk është treg i diplomave, por treg i dijes, i inovacionit, I konkurencës, e i teknologjisë.
Ndërsa kryetari i NISMA e Rinisë për Kosovën z. Kreshnik Cukaj u tha të rinjëve se po nisemi për të ndërtuar një Kosovë ndryshe, për të krijuar hapësira për ne që sot jemi zëri i rinisë dhe për të rinjët e ardhshëm të Kosovës.
Nga sot NISMA e Rinisë për Kosovën nisë rrugëtimin e saj për të ardhmen. Jemi mbledhur sot këtu për të formuar NISMËN e rinisë në mënyrë që të jemi pjesë e proceseve që ndodhin në Republikën tonë. Ne po nisemi për të ndërtuar një Kosovë ndryshe, ka thënë në fund Cukaj.