NISMA për Kosovën alternativë e domosdoshme për ndryshim
Drenas, 2 prill - NISMA për Kosovën sot në qytetin e Drenasit themeloi Këshillin Iniciues. Tubimi i mbajtur në Shtëpinë e Kulturës mblodhi shumë qytetarë, të cilët ju bashkuan NISMËS për Kosovën.
Kryetari i Këshillit Kombëtar z.Jakup Krasniqi u tha qytetarëve në Drenas se me besimin e tyre dhe përkushtimin që kanë, Nisma për Kosovën do ta ndryshoj Kosovën pasi që atë edhe e kanë obligim.
Ne synojmë që pluralizmi demokratik dhe konkurrenca demokratike ti ketë të gjitha rrugët e hapura në Drenas si kudo në Kosovë. Frika në organizimin politik është ende e madhe në Drenicë, kjo gjendje nuk e nderon asnjë veprimtarë të Drenicës. Nuk është mëkat të kesh mendim të lirë e konkurrent edhe në Drenas e Drenicë. Përkundrazi është obligim i yni tia hapim të gjitha rrugët ideve konkurrente pa të cilat nuk ka zhvillim demokratik e për pasoëj as ekonomik, ka thënë Krasniqi.
Tutje Krasniqi ka thënë se: Ky brez ka obligim ta përfundoj institucionalizimin e lirisë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik të atyre që marrin besimin qytetar në zgjedhjet e lira, e demokratike. Nisma e ka vullnetin politik për të përfunduar institucionalizimin e lirisë dhe ndërtimin e shtetit të se drejtës., ka thënë në fund të fjalimit Krasniqi.
Ndërsa Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën z.Fatmir Limaj ka thënë se jo vetëm Drenasit po të gjithë Kosova ka nevojë për një qeverisje që mendon për qytetarin e saj.
Ka ardhë koha që edhe në Drenas të vijë demokracia e mirëfillt, pasi që Drenasi po përfaqësohet me një alternativë tjetër e cila e ka guximin dhe shpresën.
Drenasi me rrethinë ka shumë të rinjë që janë të shkolluar dhe kanë nevojë për përkrahje dhe ne kemi ardhë këtu për të ju thënë se keni mbështetjën tonë. Unë i kuptoj sfidat dhe vështirërsitë që keni kaluar si ju ashtu dhe ne, mirëpo gjithmonë ato i kemi kaluar sëbashku, dhe ne në kohë shumë të vështira ju kemi qëndruar afer për këtë, dhe nuk ka derë në Drenas që na mbyllet kur ne vijmë këtu. Më vije keq që Drenasi është qeverisur për 15 vite nga qeverisja e njejtë dhe ka ende familje që jetojnë në barka. Kosova është vend i vogel dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndahet në krahina, pasi që ai njëri që nuk punon për gjithë Kosovën pa dallime, ai njëri nuk mund ti ndihmoj as vendlindjës së tij.
Limaj tutje ka shtuar. Ne nuk jemi duke u përballë kundër askujt, ne jemi vetëm duke u bazuar në bindjet tona për një Kosovë ndryshe, dhe se Nisma është për ndryshime edhe në Drenas, ka thënë në fund Limaj.
Kurse Kryetari i Nisma për Kosovën në Drenas, Izet Ibrahimi u ka thënë bashkëqytetarëve të tij se Nisma për Kosovën po vjen pasi që ne refuzojmë një Kosovë të varfër, refuzojmë një model ekonomik që ka bllokuar reformat, ka stimuluar informalitetin dhe invazionin fiskal. Refuzojmë që toka, burimet natyrore, energjia dhe mineralet, të jenë në shërbim të individëve të caktuar.
\"Ne jemi kundër një ambijenti kërcënues për investitorët, një sistem jo funksional të drejtësisë e të katandisur nga politika. Ju jeni dëshmitarë se kemi fshatëra me varfëri ekstreme në rritje, kemi rritje të krimit dhe korrupsionit të organizuar, dhe të gjitha këto na kanë shtyer që ti bashkohemi Nismës për ta ndryshuar gjendjen në vend, ka thënë Ibrahimi.