NISMA për Kosovë themelohet në Prizren
Prizren, 5 prill - NISMA për Kosovën sot ka mbajtur tubim në Prizren, me çrast është themeluar këshilli Iniciues i NISMA në këtë qytet.
Kryetari i Këshillit Kombëtar z.Jakup Krasniqi ka thënë se procesi i ndërtimit të institucioneve të Kosovës mbi parimet e funksionimit demokratik mbetën në kompetencat e partive politike. Për këtë arsye, funksionimi demokratik i vetë partive politike del si kusht paraprak për realizimin e këtij qëllimi.
Fatkeqësisht, i tërë procesi i themelimit dhe konsolidimit të shumicës së partive politike të Kosovës u kufizua vetëm në disa aspekte procedurale. Demokracia si vlerë mbeti jashtë dyerve të partive politike dhe për pasojë edhe jashtë jetës institucionale. Nisma për Kosovën i ka venë detyrë dhe qëllim vetës ta vendos demokracinë në jetën institucionale, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu ai ka shtuar se siguria dhe sundimi i ligjit në Kosovë lë për të dëshiruar shumë.
Siguria edhe pesëmbëdhjetë vjet pas luftës çlirimtare, e gjashtë vjet pas pavarësisë, vazhdon të jetë tepër e brishtë. Vazhdon të udhëhiqet nga njerëz që nuk janë aspak kompetentë e të përgjegjshëm për tju përshtatur rrethanave tona\", ka theksuar ai.
Sipas tij ky nivel i dobët i i sigurisë që kemi për jetën, për familjet dhe pasurinë vazhdon të stimulohet edhe nga mosveprimi e mosfunksionimi profesional dhe efikas i Sistemit të Drejtësisë, dhe këtu para së gjithash mendoj në Prokurorinë e Shtetit dhe në Gjykatat tona si mekanizmat më përgjegjës për sundimin e rendit dhe ligjit. Shumë forma të krimeve deri dhe ato ordinere po mbesin të pandriçuara dhe për pasojë edhe të pandëshkuara, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ndër te tjera ka thënë se Kështu nuk ndërtohet shteti i se drejtës, kështu nuk mund të këtë drejtësi sociale dhe perspektivë për qytetarët. Kështu dhe duke u lënë hapësirë fundamentalizmave primitiv ngado që vijnë ato, nuk mund të integrohemi në vlerat Euro-Atlantike. Ne duhet ta saktësojmë qartësisht nga duhet e ku synojmë të shkojmë, aty ku ishte e është synimi ynë historic, apo aty ku ishte imponimi historik, ka thënë në fund Krasniqi.
Ndërsa Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën z. Fatmir Limaj ka thënë se, ne duam që përmes Prizrenit të rrezatojmë në çdo pjesë të Kosovës , duam që ky qytet ti tregoj Kosovës se Prizreni është për ndryshime, por deri tani nuk ka pasë alternativë të qartë. Tani NISMA është alternativa më serioze për ndryshim në Prizren dhe në gjithë Kosovën.
Të gjithë ju zëra të intelektualëve, të rinjëve, që duan gjendje tjetër në Prizren, sot po i shtohet edhe një zë i fuqishëm. Ky është zëri i NISMA Për Kosovën në Prizren që ju fton për tu angazhuar së bashku, për ti thënë stop kësaj gjendje.
Jemi këtu për tju kthyer qytetin qytetarëve të Prizrenit. Prizreni duhet të qeveriset nga qytetarët e vet. Prizreni ka mjaft qytetarë të denjë të qeverisë vet. Nuk ka nevojë Prizreni të qeveriset me sms nga Prishtina.
Thuani JO që Prizreni gjatë gjithë ditës të shërbej si vend për plaqkitje, dhe në mbrëmje të boshatiset dhe askush të mos çajë kokën se cfarë ndodhë pastaj në këtë qytet.
Pra, duam që në Prizren të vijnë të rinjë për ta udhëheq këtë vend, duam njerëz që zëri i tyre të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës, sepse ky qytet është vendi me i pa përfaqësuar atje.
Prizreni ka njerëz mjaft të gatëshëm për ndryshime dhe Nisma ka ardhë ketu që Prizrenit ti jepet vendin meritor në nivel vendi, pra duhet që të ngitet zëri juaj në të gjitha fushat e zhvillimit të vendit.
Prizreni nuk mund të shërbej si rezervuar për vota, dhe të qeveriset me njerëz që skanë lidhje me ketë qytet, madje kurrë nuk i kanë shërbyer këtij vendi.
Ju themi mos u frigoheni, askush nuk guxon tu shantazhoj, sepse NISMA është pranë jush për ta ndryshuar këtë gjendje.
Në fund Limaj porositi qytetarët të bashkohen dhe të mbështesin njerëzit e tyre që kanë këtu.
Madje Limaj tha se kjo qeveri është duke mos i shërbyer popullit, ajo ka filluar të kthehet në një regjim, ku vetëm një njëri bën cfarë don vet me këtë vend.
Ndërsa Kryetari i sapo zgjedhur i NISMA për Kosovën në Prizren, Sejdullah Hoxha ju është drejtuar bashkëqytetarëve, duke u thënë se
Nisma për Kosovënnuk e ka synim vetëm prezentimin dhe transmetimin e asaj çfarë din dhe çfarë dëshiron, por e ka për synim instalimin e një fryme të bashkëpunimit mes neshë.
Të perballesh sot me realitetin në qytetin e Prizrenit është shumë e veshtirë, e është bërë akoma edhe më veshtirë derisa shohim pushtetarët të cilët janë zhytur në ujëra të turbullta të lakmisë.
Ata e kanë konsideruar veten të përsosur dhe kanë menduar se e kanë merituar ta udhëheqin komunën tonë. Dhe për këtë, ata i kanë krijuar vetës shumë komoditet, duke menduar se mund të bëjnë çfarë të duan, të kryejn edhe vepra të jashtëligjshme, korruptive e abuzuese.
Për këto vepra të bëra,udhëheqësit e komunes së Prizrenit duhet ti lënë faj vetes. Sepse derisa janë ndjerë komod nuk kanë menduar fare që gjërat mund të ndryshojnë. Dhe ky është defekti i tyre që nuk kanë menduar se një ditë mund tu bie e keqja mbi kokën e tyre.
Krejt në fund z. Hoxha ka thënë se, Kosova pas gjithë kësaj kohe pret një qeverisje të re e cila dinë të ndertoj një shtet të guximshëm, të ndërtoj një shtet të ditur, të ndërtoj një shtet të drejt, të bazuar në të vertetën dhe jo në gënjeshtra e mashtrime.