Nisma: Opozita në Kuvend me kushtëzime
Prishtinë, 10 qershor - A do te duhej te kthehej opozita ne kuvend, nëse themi po, duhet të kthehet opozita në Kuvend pas një proteste të gjatë e pothuajse të pa shembull në historinë e parlamentarizmit demokratik, ngase gjithë ajo përpjekje e cila ishte një sui generis në historinë e demokracisë parlamentare, është bërë për çështje të një rëndësie të veçantë për kombin e shtetin.
Konsideroj që kthimi pa arritur as një garanci, se do të hiqeshin nga rendi i ditës nga ky mandat qeverisës, dy marrëveshjet e trajtuara si kauzë nacionale, do të ishte disfatë më e madhe për opozitën sesa vazhdimi i bojkotit.
Opozita me gjithë dallimet që ka dhe që i ka pasur që nga fillimi, është dashur që kthimin në Kuvend ta kushtëzonte, se paku me heqjen dorë të koalicionit qeverisës nga çdo përpjekje për miratimin e marrëveshjeve në fjalë. Kthimi i opozitës në punët e Kuvendit në mënyrë parciale si po tenton LVV-je, është shkuarje siç thotë populli si capi të kasapi. Ndryshe kjo do të thotë mungesë e konsistencës politike.
Pse është mungesë e konsistencës politike?
Është mungesë e konsistencës politike, se kthimi në institucionin që jo pak herë u tha se e ka humbur legjitimitetin, ajo vetë po ua kthen legjitimitetin?! Po ua jep mundësin që edhe më prezencën e opozitës ti merr vendimet e kontestuara që sa kohë nga ajo, madje qoftë edhe vetëm më kthimin e legjitimitetit të institucionit të delegjitimuar, është disfatë e gjunjëzim? Dhe jo vetëm kaq, por ajo po kthehet e copëzuar, mu për ato çështje që ishte bashkuar! Kështu shpresëmadhja e luftarakja e vetëshpallur si shpresë e vetme e bashkimit kombëtar, po kthehet në gjirin e të shpallurve jo vetëm njëherë si tradhtarë e kriminelë! Nuk e di nëse kësaj i thonë koherencë e konsistencë në politikë?!
\"Nëse keni vendosur të kthehuni, kthehuni dhe vazhdoni lojën demokratike të numrave. Kthehuni dhe vazhdoni luftën si në filmat vizatimor të maces e të miut! Kthehuni, se tek e fundit për miun nuk ka armik më të fuqishëm se macja!. Opozita do të duhej të kthehej, por jo kështu e çakorduar dhe e bërë pikë e pesë nga gjeneralët e protestave në rrugë\", thuhet ne njoftimin e Grupit Parlamentar të NISMA-s për Kosovën.