Nisma në Skenderaj përkrah secilin vendim të qendrës për koalicione para zgjedhore
Skenderaj, 6 janar - Kryesia e Degës së Nismës Socialdemokrate në Skenderaj sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesisë së Degës ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm për çështje Organizative, Bekim Brestofci.
Në këtë mbledhje u diskutua gjendja aktuale politike në të cilën ndodhet vendi dhe procesi që po shkojmë drejt zgjedhjeve.
Gjithashtu u adresuan sugjerimet objektive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për përzgjedhjen e komisioneve dhe vëzhguesve të duhur dhe të besueshëm si dhe për përgatitjen më të mirë për zgjedhje.
Anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e nëndegëve të pranishëm dege potencuan se do ta përkrahin secilin vendim të qendrës për koalicione para zgjedhore.