Nisma në Skenderaj nominon 6 kandidat për deputet
Skenderaj, 15 janar - Sot në Skenderaj dega e Nisma Socialdemokrate
ka mbajtur mbledhjen e përbashkët e të gjitha strukturave të degës
lidhur me përgatitjet sa ma te suksesshme për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ish
shefi i grupit parlamentar të Nisma-s, Endrit Shala ka thënë së
entuziazmi për punë për tu dalë në mbrojtje të vlerave kombëtare po
shihet që është i pashoqë.
''Ne jemi te bindur se projekti ynë
për mbrojtje te shtetit dhe vlerave kombëtare është i duhur dhe i
domosdoshëm për Kosovën, andaj do të ja dalim aq me tepër me strukturë
dhe rini të tillë qfare po shohë sot në Skenderaj'', theksoj Shala.
Sekretari i degës, Afrim Kabashi ka thënë së gjatë
mbledhjes me struktura të përbashkëta edhe të rinisë dhe te gruas u
nominuan kandidatët për deputet nga dega Nisma Socialdemokrate në
Skenderaj, Endrit Shala, Fitore Rushiti, Agim Hyseni, Merita Dervishi,
Beqir Veliu dhe Shpresa Bejta.