Nisma në Skenderaj formon shtabin zgjedhor


Skenderaj, 10 janar - Nisma Socialdemokrate dega në Skenderaj mbajti
sot takim me kryetarët e nëndegëve në funksione të përgatitjeve të
fundit dhe mobilizimit me të suksesshëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme
te cilat do te mbahen me 14 shkurt.
Afrim Kabashi sekretari i degës në Skenderaj ka thënë se kryesia e degës dhe kryetarët
e nëndegëve pas një debati konstruktiv u zotuan që të angazhohen
maksimalisht që të përkrahet vizioni dhe qëndrimet në frymën
socialdemokrate dhe kryetarit Limaj, ku përmes këtij qëndrimi është edhe
motoja "Ta mbrojmë vendin, themelet e Shtetit dhe vlerat kombëtare".
'Në
ketë mbledhje te përbashkët të kryesisë së degës me kryetar të
nëndegëve u zgjodh edhe shtabi zgjedhor ku edhe u krijuan grupet mbi
pergjisit, aktivitetet, detyrat për zgjedhjet e jashtëzakonshme
parlamentare te 14 shkurtit', ka theksuar Kabashi.
Në kuadër te takimit të sotshëm
të degës në Skenderaj sipas Kabashit pati edhe aderime me ç'rast programit socialdemokrat nga
sot ju bashkangjit i riu, studenti Valon Vojvoda!