23 Janar 2025

Nisma ndërfetare e Kosovës bën jehonë në mbarë botën

Prishtinë, 2 qershor - Konferenca e katërt ndërkombëtare ndërfetare e organizuar në Prishtinë ka vendosur rekorde të reja për shtrirje globale përmes medieve sociale, për pjesëmarrjen e të rinjve, barazinë gjinore dhe diversitetin.

Ngjarja e titulluar “Dialogu ndërfetar në kohën e medieve sociale: Jetësimi i agjentëve të ndryshimit, kundërvënia ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes” u përqendrua në diskutimin e temave përmes një qasjeje multi-disiplinore dhe në krijimin e mjeteve në shërbim të përmirësimit të aktivizmit shoqëror kundër ekstremizmit fetar.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin liderë botërorë fetarë, ministra dhe zyrtarë të lartë qeveritarë, ndërmarrës, përfaqësues ndërkombëtarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Fjala hyrëse nga kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga u pasua nga një fjalimi i fuqishëm i rabinit kryesor të Norvegjisë, Michael Melchior, fjalim ky i mirëpritur dhe duartrokitur nga të gjithë pranishmit.

Krerët fetarë të Kosovës po ashtu iu drejtuan audiences. Në mesin e tyre ishin z. Ejup Ramadani nga Bashkësia Islame e Kosovës; Dr. Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës; Ati Sava nga Kisha Ortodokse; Pastor Driton Krasniqi, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës; Sheh Lulzim Shehu, Bashkësia e Tarikateve të Kosovës; z. Votim Demiri, Bashkësia Hebraike e Kosovës; Baba Mumin Lama, Komuniteti Bektashi i Kosovës.

Udhëheqësit e fetare të Kosovës drejtuar edhe audiencës. Ata përfshinin Z. Ejup Ramadanin nga Bashkësisë Islame të Kosovës; Don Dr Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës; Ati Sava Janjiq; Kisha ortodokse; Pastor Driton Krasniqi; Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës; Sheh Lulzim Shehu; Bashkimi Sufi i Tarikats të Kosovës; Z. Votim Demiri, Bashkësia çifute e Kosovës; Baba Mumin Lama, Komuniteti Bektashian i Kosovës.

Zyrtarja e lartë ekzekutive pranë Facebook, MonikaBickert, duke vazhduar diskutimet e nivelit të lartë në ditë e dytë të konferencës, ofroi një prezantim të çmuar mbi politikat dhe praktikat e Facebook-ut në raportimin ekstremizmit të dhunshëm, gjuhës së urrejtjes, dhe përmbajtjes grafike.

Duke e shprehur kënaqësinë e saj për takimin me nj grup divers të njerëzve nga mbarë Kosova dhe rajoni, ajo theksoi fuqinë e përdorimit të medieve sociale për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, dhe shtoi: “Ne kemi nevojë për të biseduar më shumë mes vete, të diskutojmë hapur, të rrisim vetëdijësimin dhe të promovojmë tolerancën.”

Debati vazhdoi me një panel të akademikëve, diplomatëve, gazetarëve dhe aktivistëve: Dr. Debra Mason (SHBA); Sarah Snyder (SHBA); Andreas Sandra (Itali); Behar Xharra (Bangladesh/ Kosovë); Ben Freeman (Skoci, Mbretëri e Bashkuar); dhe Brian Pellot (SHBA). Ata diskutuan mënyrat për përhapjen e rrëfimeve jashtëzakonisht të gjalla nga këndvështrime të kundërta si dhe për promovimin e modeleve pozitive.

Z. Dushko Markoviq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, ndau me të pranishmit shembuj pozitiv të tolerancëd ndëretnike nga vendi i tij – për të treguar se si marrëdhëniet e mira nuk i kontribuojnë vetën sigurisë, por edhe shoqërisë.

Një panel i moderuar nga Valerie Hopkins, pranë Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtues, mblodhi akademikë, aktivistë dhe krerë fetarë për të diskutuar luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, përmes grupeve fetare në komunitete dixhitale dhe lokale. Ian Linden (Mbretëria e Bashkuar); profesor Francisco Blanco (Panama); rabini Joshua Stanton (SHBA); z. George Labreche (SHBA/Kosovë); dhe profesor Besa Ismaili (Kosovë) inkurajuan zhvendosjen e debatit te komuniteti qytetar dhe nisjen e debatit të thellë ne familje dhe në hapësira fetare.

Punëtoritë e drejtuara nga Sir Geoffrey Nice (Mbretëri e Bashkuar); Harold Hyman (Francë); Petrit Selimi (Kosovë); Andreas Sandre (Itali); dhe Veton Nurkollari (Kosovë) diskutuan thelbin e drejtësisë dhe diplomacisë dixhitale në procesin e pajtimit të pas luftës, por folën edhe për blogjet politike, përdorimin sa më efektiv të mesazheve progresive, dhe organizimin e festivale të filmit me rëndësis shoqërore.

Një panel dinamik i moderuar nga gazetarja hulumtuese kosovare Arbana Xharra bashkoi komentatorë dhe gazetarë nga mediet tradicionale për të diskutuar se agjencitë e lajmeve i marrin, shqyrtojnë dhe raportojnë çështjet fetare. Harold Hyman, Antoine Colonna (France) dhe Norbert Mappes-Niediek (Gjermani) folën për qasjen e botës mediatike ndaj pyetjeve kritike nga audienca tejet aktive.

Konferenca u rrumbullaksua me modelimin e një paneli nga zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Selimi, panel ky i quajtur “të lëvizim përpara, më shpejtë përpara”. Maqsoud Kruse (Emiratet e Bashkuara Arabe); i përndershmi Donald Reeves (Mbretëria e Bashkuar); dhe Dr. Tina Kempin Reuter (SHBA) ofruan prezantime frymëzuese dhe sugjerime praktike për të ardhmen, duke përfshirë shndërrimin e Kosovës në një qendër globale për konferenca ndërfetare.

Përdorimi i shkathtë i medieve sociale nga pjesëmarrësit gjatë konferencës e lartësoi debatin i cili shënoi rekorde të reja të përfshirjes dhe mbulimit global për një ngjarje nga Kosova.

Konferenca ndërkombëtare ndërfetare në Kosovë ishte ngjarja e 7-të më e ndjekur në SHBA në rrjetin social Twitter, përmes thurjes #faithsinkosovo, e cila u përhap në 3.5 milionë hapësira kohore në Twitter.

Më shumë se 200 pjesëmarrës udhëtuan nga vende të largëta si Bangladeshi, Nigeria dhe Panamaja për të ndarë njohuritë dhe idetë e tyre.

Konferenca u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar (IIID), me mbështetje të Kombeve të Bashkuara, Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Këshillit Britanik, Ambasadës britanike, Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Gjermane.a ndërfetare e Kosovës bën jehonë në mbarë botën
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)