NISMA mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së
Prishtinë, 25 qershor - NISMA për Kosovën mbështet protestën e nesërme të thirrur nga veteranët e UÇK-së.
NISMA konsideron se vet kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do ti ndjek krimet e pretenduara mbi baza etnike e jo krimet e luftës të kryera në Kosovë është një pretendim i pa shembulltë. Andaj NISMA e mbështet protestën e nesërme e cila është thirrur nga veteranët e UÇKsë.
NISMA për Kosovën konsideron se ndryshimet kushtetuese që po i përgatiten Kosovës rrënojnë sovranitetin e vendit.
NISMA për Kosovën mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të NISMA-s për Kosovën, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen nesër nga ora 09:30 në sheshin Skënderbeu për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.