19 Janar 2025

NISMA: Lejimi zgjedhjeve të Serbisë është fyerje për shtetin e Kosovës

Prishtinë, 24 prill - NISMA për Kosovën konsideron se veprimi i institucioneve të Kosovës per lejimin e mbajtjes se votimeve për zgjedhjet parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, është i papranueshëm dhe është fyerje për shtetin e Kosovës.

\"Lejimi nga ana e institucioneve të vendit tonë, që të votohet në Kosovë për zgjedhjet e një shteti tjetër, është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës\", thekson NISMA.

Ky veprim sipas tyre është po ashtu në kundërshtim me përpjekjet e vendit tonë për integrimin e pakicës sërbe në institucionet tona.

\"Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura. Ndërhyrja në sistemet e mbrendshme të njëra-tjetrës, dëmtojnë edhe stabilitetin rajonal.\"

\"NISMA për Kosovën, vlerëson se Qeveria e Kosovës, tashmë anti-kushtetuese, dhe jo legjitime nuk mund të punojë më, në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës\", thekson NISMA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)