19 Janar 2025

NISMA kërkon nga qytetarët e Vushtrrisë besimin

Vushtri, 31 mars - NISMA për Kosovën sot themeloi Këshillin Iniciues në qytetin e Vushtrrisë. Me këtë rast tubimi i mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” mblodhi shumë qytetarë, të cilët edhe ju bashkuan NISMËS për Kosovën.

Kryetari i Këshillit Kombëtar z.Jakup Krasniqi u tha qytetarëve se vjen në mesin e tyre për t’i uruar nga zemra, fillimin e ri politik, Nisma për Kosovën në Vushtrri!

“Sot jemi në Vushtrri për të biseduar ndryshimin që duhet ta nisim së bashku me Ju, për Vushtrrinë, për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.  Ju keni shumë të drejtë t’i pritni ndryshimet nga njerëzit e fjalës e të besës. Nisma për Kosovën nga qytetarët e Vushtrrisë kërkon besimin për t’i mbështetur njerëzit e ndryshimit, për të ndërtuar shtetin e së drejtës me votën tuaj. Ndryshimet që ne kemi planifikuar t’i bëjmë e që jemi të përkushtuar për këtë, pa mbështetjen tuaj nuk kanë kuptim. Mbështetja dhe besimi i juaj është i domosdoshëm”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, z. Krasniqi ka thënë, “Që pesëmbëdhjetë vjet dikush rreh gjokes se është baba i UÇK-së, por shumë djem të saj i la në mjerim, dhe i bie ndërmend për ata një hërë në çdo katër vjet kur u duhet vota e tyre, dhe pa fije turpi përpiqet marrëzisht fajin t’ia lë Kuvendit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Komisioni Qeveritarë i ngarkuar për përcaktimin e numërit të veteranëve, derim më sot nuk ka bërë madje as gjysmën e punës.

Ligji, deri më tani nuk e pengon asnjë individ që t’i ndihmoj njerëzit në nevojë për të cilët ky pushtet nuk ka asnjë evidencë, pasi deri tani nuk i janë dashur votat e tyre. Tani kur e sheh humbjen e pa shmangshme, po e shfrytëzon armën e mashtrimit, kuptohet nëse i shitet,” ka shtuar z. Krasniqi.

Në vazhdim z. Krasniqi the se “Ky brez ka obligim ta institucionalizoj lirinë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik të atyre që marrin besimin e qytetarëve për të krijuar shtetin e së drejtës. Vetëm shteti i së drejtës na bënë të dinjitetshëm në vendin tonë. E tek pastaj vjen liberalizimi i vizave dhe rruga e integrimeve evropiane. Çelësi i për të gjitha këto qështje është shteti i bazuar në vlera demokratike, kombëtare dhe euroatlantike. Shteti i së drejtës na duhet ne shtetasve të Republikës së Kosovës, por ai nuk bëhet me mashtrime të përditshme nëpër Kosovë, por duke qeverisur me njerëz të dijshëm, të përkushtuar e të  përgjegjshëm”, ka thënë në fund Krasniqi.

Ndërsa, Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se NISMA nuk do emra të mëdhenj të politikës, por njerëz të mëdhenj, të cilët kanë bërë projekte për vendin e tyre dhe duan të punojnë për vendin e tyre.

 “Sot ekipi i NISMËS për Vushtrrinë është një ndër ekipet më të mira. Kjo tregon që ne u japin hapësirë qytetarëve që deri më sot nuk kanë pasë hapësirë të veprimit, që partitë tjera nuk u kanë dhënë mundesinë”,  tha Limaj.

Ai në vazhim ka thënë “Duam njerez që kanë kredibiltet njerezor për t’i shërbyer vendit të tij sot. NISMA për Kosovën po i ofron Vushtrrisë dhe Kosovës kuadër të gatshëm për të marrë përgjegjësi. - Jemi të interesuar t’u japim hapësirë të gjithëve që në një mënyrë kanë qenë të pasivizuar - NISMA do jetë befasia e zgjedhjeve parlamentare ketë vit.

Do të keni mbështetjen e plotë nga ne qytetarë të nderuar. Sot kjo që po ndodhë është degraduese, 15 vite pas lirisë ne ende mbijetojmë. Kosova vazhdon të hajë vetëvetën, me njerëz pa vizion, pasiqë 4 vite nuk punohet asgjë, nuk premtohet asgjë, nuk ka perspektivë për asgjë, dhe në muajin e fundit premtohen miliona Euro, e që nuk dihet se nga po vinë ato para që po i premtojnë. 

Vushtrria dhe qytetarët e saj kanë nevojë për projekte konkrete, për të gjitha shtresat e jo vetëm për një shtresë të caktuar”, shtoj tutje Limaj.

Limaj ka folur edhe për papunësinë duke e quajtur si shumë shqetsuse faktin:

“ Papunësia në vendin tonë po bëhet çdo ditë më shqetsuse. Sipas raportit të Bankës Botërore në Kosovë janë 176 mijë të pa punë, ndërsa ne ende themi se qëndrojmë mirë si vend, sepse situata e tillë ka bërë që shumë djemë e vajza të rinjë të largohen nga Kosova.

Nuk kam parë askund në botë që prindërit të gëzohen kur fëmijët e tyre largohen nga shtëpia. Mirëpo në Kosovë kjo ndodhë sepse nuk kanë zgjedhje tjeter vetem t’i largojnë fëmijet e tyre nga shtëpia për një jetë më të mirë në Perendim. Sot ka ardhur koha që kjo gjendje të ndalohet, dhe nuk bënë që vendi të trajtohet kështu më”.

Ndër të tjera Limaj ka thënë se vendi ende nuk ka plane konkrete për një bujqësi, ekonomi e energjetikë të zhvilluar.

“Nisma do filloj dhe shfrytezoj maksimalisht mundesitë për të mirën e qytetareve. Ne ju sigurojmë që me ketë ekip këtu, atë që e premtojmë edhe do e realizojmë. Ne do punojmë shumë që të hapim vende të reja pune, ti mbëshesim bujqit dhe çdo fushë tjetër zhvillimorë për vendin.

Ajo qeveri që e mbanë popullin me lëmoshë nuk është qeveri e popullit por ajo vetëm do ta mbajë atë pa bukë. Ka ardhë koha kur nuk mundë të ndalen politikanët nese nuki ndalni ju, ndryshimet mund ti bëjnë qytetarët përmes votës”,ka thënë në fund Limaj.

Kurse Kryetari i NISMËS për Vushtrri z. Nehat Maxhuni ka thënë se nevoja për Nismën në Kosovë është e madhe, dhe akoma më e madhe është nevoja për një fillim të ri në Vushtrri.

“Qe 15 vite ky qytet nuk arriti të përfaqësohet si duhet në pushtetin qëndrorë. Misioni dhe vizioni ynë është i qartë, ti kthejmë vlerat dhe ti luftojmë antivlerat. Ne do të promovojmë modele të reja të indivitit dhe grupit. Ne duam të fuqizojmë progresin dhe zhvillimin  në Vushtrri. Dhe këtë mund ta bëjmë me ndihmë të ekspertëve dhe mbështetjes së qytetarit të Vushtrrisë. Politika aktuale nuk na ka lënë shije të mirë sepse shumica e tyre nuk janë aspak model i politikanit të qytetarit”, ka thënë në fund Maxhuni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)