NISMA: Gjunjëzimi i radhës përballë Serbisë
Prishtinë, 20 prill - NISMA pë Kosovën vlerëson se njoftimet e fundit se delegacioni i Qeverisë së Kosovës në takimin e fundit me delegacionin e Qeverisë së Serbisë në Bruksel ka arritur një marrëveshje, të cilën po e quajnë kinse veq për një fazë kalimtare, marrëveshje kjo për validitetin e dokumenteve ilegale të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, është një lëshim tepër i rëndë i qeverisë së Kosovës, është gjunjëzimi i radhës përballë Serbisë, është tallja e radhës e kësaj Qeverie me qytetarët e vendit tonë, është poshtërim i shtetit.
NISMA për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që ti ndërpres bisedimet në emër të Kosovës, pasi ajo e ka humbur legjimitetin për të marrë vendime në emër të shtetit e të qytetarëve të shtetit tonë.
NISMA kërkon që qeveria, urgjentisht ta shfuqizojë marrëveshjen e bërë dje, me të cilin po i legjitimon dokumentet ilegale të strukturave paralele të te regtjimit serb në Kosovë.