Nisma e të Rinjve shënon ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Prishtinë, 9 prill - Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë do të shënoj ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me një aktivitet rrugor.
Aktiviteti mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” i cili do të përcjellet nga aktivistët e rrjetit “Nisma Ime” duke promovuar rëndësinë e Kushtetutës dhe duke rikujtuar qytetarëve të drejtat e tyre.
Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” që po implementohet nga YIHR KS dhe mbështetet nga National Center for State Courts.