Nisma e shqetësuar që PDK ka numër te madh të vëzhguesve
Prishtinë, 4 dhjetor - Dega e NISMA për Kosovën në Drenas shpreh shqetësimin e saj për numrin e madh të vëzhguesve të akredituar të partisë në pushtet, PDKsë.
Po ashtu, PDKja ka futur në çdo klasë ku është duke u votuar edhe kinse koordinator të vëzhguesve gjë që bie ndesh me rregullat në fuqi të KQZsë.
Gjithashtu, NISMA për Kosovën dega në Drenas është tejet e shqetësuar për faktin se reklama e kandidatit të PDKsë, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave ku po votohet.
Gjithashtu, një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se një qytetar i Drenasit, ka fotografuar votën e tij.