19 Janar 2025

NISMA-AAK, nënshkruhet marrëveshja për koalicion parazgjedhor

Prishtinë, 18 prill - Duke u nisur nga bashkëpunimi i deritashëm opozitar, duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në vend pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të dëmshme, dhe degradimin e plotë të qeverisjes, rrënimin e sundimit të ligjit dhe humbjen e shpresës për zhvillim ekonomik, NISMA për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot kanë lidhur marrëveshje të bashkëpunimit.

NISMA dhe AAK janë dakorduar që në zgjedhjet e ardhshme të ndërtojnë një koalicion parazgjedhor, të mbeten të hapur për koalicion parazgjedhor me forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet, të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga shoqëria civile, apo personalitete të jetës publike.

Kjo marrëveshje ëshë nënshkruar nga liderët e dy subjekteve politike, Fatmir Limaj (NISMA) dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, të dy liderët kanë dhënë prononcim për medie, ku kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se deri më tani kemi qenë të bashkuar kundër qeverisë, nga tash thellojmë bashkëpunimin me një koalicion parazgjedhor. Bashkëpunimi ynë lë dyert e hapura për të gjitha forcat politike, shoqërinë civile dhe qytetarët që nuk pajtohen me këtë qeveri.

Po ashtu kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka theksuar se të gjithë së bashku do të ndërtojnë koalicionin fitues, që do të ofroj ndryshimin e gjendjes aktuale në Republikën e Kosovës.

Koalicioni i lidhur sot do të quhet koalicion i shpresës në vend. Parimet e kësaj marrëveshje janë publike dhe kush i ka këto parime, i ka edhe dyert e hapura. AAK dhe NISMA ka ndërtuar këtë koalicion duke i ftuar edhe partitë tjera që të na bashkohen, ka thënë kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e ka nderin që të lidh këtë bashkëpunim, të avancuar për të kundërshtuar marrëveshjet antikushtetuese për vendin.

Haradinaj tha se AAK bashkohet me NISMËN në një opsion fitues për të ndryshuar gjendjen në vend.

U bëjmë ftesë edhe forcave tjera politike, qytetarëve dhe shoqërisë civile për të ndryshuar këtë gjendje, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)