Nisin konsultimet për ndryshimin e ligjit te punës
Prishtinë, 18 maj - Inciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka njoftuar se në kuadër të projektit Përkrahja e Partnerëve Social është mbajtur punëtoria me palët e interesit për të diskutuar projektligjin për plotësim - ndryshimin e Ligjit të Punës.
Disa nga temat që janë diskutuar në këtë tryezë kanë qenë: pushimet vjetore dhe mjekësore, pagat për orët shtesë, si dhe pagat minimale.
Inciativa Kosovare për Stabilitet thekson se këto diskutime kanë për qëllim avancimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë dhe marrjen e të gjitha komenteve para se të bëhen ndryshimet ligjore të parapara në programin legjislativ të qeverisë së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin aktorë kyç nga Institucionet, Sindikatat e Odat Ekonomike.
Kjo punëtori e cila u mbështet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet është në vazhdën e takimeve dhe diskutimeve ndërmjet partnerëve social.
Ligji i Punës rregullon të drejtat dhe detyrimet e punëdhënëseve dhe punëmarrësve në Kosovë.
Që nga viti 2000 e deri në vitin 2010, këto të drejta janë rregulluar me Rregulloren e UNMIK-ut.
Në vitin 2010 ishte miratuar ligji i punës pas shumë debateve që ishin mbajtur në Kosovë. Ky do të jetë plotësim-ndryshimi i parë i këtij ligji.