04 Maj 2024

Nishani: Me fqinjët na ndan e shkuara por na bashkon e ardhmja

Prishtinëë, 31 gusht - Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka mbajtur edhe një ligjeratë në Universitetin AAB, në prani të shumë përfaqësuesve nga bota akademike, të shoqërisë civile kosovarë, intelektualë, pedagogë dhe studentë.

Nishani u shpreh se shqiptarët kanë bërë përpjekje titanike për dijen dhe sfida që arsimi dhe shkenca duhet të përballojnë është që të përgatisin brezat që do ta bëjnë Kosovën konkurese dhe anëtare të Europës së bashkuar.

“Me armë dhe penë rilindasit tanë kanë bërë përpjekje titanike për ringjjalljen e kombit tonë. Është e domosdoshme të kapin kohën globale të dijës dhe për këtë duhet të formojmë arsimin me standartet europiane. Sfida që arsimi dhe shkenca duhet të përballojnë është që të përgatisin brezat që do ta bëjnë Kosovën konkurese dhe anëtare të Europës së bashkuar” tha Nishani.

Ai ka theksuar më tej se shqiptarët e kanë treguar me me fakte historike se dinë të jetojnë me harmoni dhe të bashkëpunojmë me fqinjët.

“Kombi që lindi Nënë Terezën nuk mund të jetë ndryshe. Shqiptarët të cilët ndodhen në disa shtete do të jenë të bashkuar në Bashkimin Europian. Ne jetojmë në një rajon që vjen nga një periudhë konfliktesh por pa harrur të shkuarën, duke falur ne shohim drejt së ardhmes duke pasur si angazhim anëtarësimin në BE.Rruga e vetme drejt së ardhmes është bashkëpunimi me fqinjët me të cilët na ndan e shkuara por na bashkon e ardhmja” shtoi Nishani.

Presidenti Nishani sot është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviq, nga Partia e Pavarur Liberale. Me ketë rast, presidenti shqiptar ka vlerësuar kontributin e komunitetit serb të inkuadruar në institucionet e Kosovës.

“Gjeta rastin të shpreh dhe vlerësimet e mija, për kontributin personal të zotit Petroviq dhe të partisë së tij, një kontribut i cili shkon në interes të Kosovës, të qytetarëve të Kosovës, atyre të kombësisë serbe, por edhe të çdo qytetari tjetër të Kosovës. E ardhmja e Kosovës është një e ardhme e shkëlqyer. E ardhmja e Kosovës u përket gjithë qytetarëve të saj”, tha Nishani.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq, tha se në takim me presidentin u diskutua, veç tjerash, edhe për sfidat të cilat e presin Kosovën. Një nga sfidat, sipas zëvendëskryeministrin Petroviq, është dialogu Prishtinë- Beograd.

“Me siguri që një nga sfidat që në të ardhmen e pret Kosovën, është edhe dialogu Prishtinë-Beogradi. Shfrytëzova rastin që t’i bëjë apel presidenti të Shqipërisë që në kuadër të mundësive të tij, të ndihmojë që ky dialog të zhvillohet në interes të qytetarëve, respektivisht që rezultatet e këtyre bisedimeve të jenë shumë më të mira se sa deri më tash”, tha Petroviq

Kurse, presidenti Nishani ka thënë se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të rëndësishme që të zhvillohen nën garancinë ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me presidentin Nishani, tha se sa më shumë që ka takime dhe bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, do të jetë në të mirën e kombit shqiptar.

“Ne e njoftuam zotin presidentin për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, që kombi shqiptar të forcohet e faktorizohet, dhe qe kjo të mos jetë vetëm në fushën e kulturës, arsimit, gjuhës e simboleve, po njëkohësisht edhe në rrafshin politik institucional, e sidomos ekonomik”, tha Kurti.

Ai shtoi se bashkë me presidentin Nishani kanë rënë dakord që tashmë ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të bëjë kurrfarë presioni mbi Kosovën, por siç u tha, presioni për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë të bëhet në Beograd.

Në takim me presidentin Nishanin kanë qenë edhe përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj partie, Blerim Shala, theksoi se me presidenti shqiptar u diskutua për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Në takim arritëm në një konkludim i përbashkët: që drejtimi që ka marrë kombi shqiptar, në Shqipëri dhe Kosovë, është i mbarë dhe i mirë”, tha ai.

Presidenti Nishani është takuar edhe me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.

Liderët politikë nga Lugina thanë se në takim me presidentin Nishani kanë kërkuar një angazhim më të madh të politikaneve të Kosovës dhe Shqipërisë për gjendjen në të cilën ndodhen shqiptaret në luginë.

Galip Beqiri, nga këshilli kombëtar i pakicës kombëtare shqiptare në Luginën e Preshevës, tha se në takim me presidentin Nishani është diskutuar mundësia e përfshirjes se Luginës në bisedimet Prishtinë Beograd.

Gjatë vizitës treditëshe, presidenti Nishani, i shoqëruar nga një delegacion i Qeverisë së Shqipërisë, kanë zhvilluar takime me udhëheqësit më të lartë të Kosovës. Presidenti, po ashtu ka qenë i shoqëruar edhe nga Princi Leka II. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)