Nisë konventa zgjedhore e PDK-së
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi është shprehur i bindur se nga kjo Konventë, PDK do të dal më e fuqishme.
Kuçi shtoi se edhe pse kjo konventë është quajtur e jashtëzakonshme, është proces normal dhe i pritur nga të gjithë në sallë.
Ai tha se PDK për gjithë këto vite ka qenë në krye të proceseve që ka kaluar Kosova.
Jam i bindur se nga kjo Konventë, PDK do të dal më e fuqishme dhe se sot do të përcaktojnë orientimin e partisë tonë, tha ai.
Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se nga kjo Konventë, PDK do të dal në një mision të ri, nga shtetësia në zhvillim.
Ai në Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar Kadri Veselin, duke thënë se është lider që mund ta vazhdojë misionin e ri.
Nga kjo konventë ne do të dalim në një mision të ri nga shtetësia në zhvillim. Kur e mbajmë këtë konventë, PDK i mbush 17 vjet, ku gjatë kësaj kohe nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, PDK ka qenë pjesë e zhvillimeve më të rëndësishme në vend. Sot në këtë konventë jemi për një shpresë të re me qytetarin, pasi kohëve të fundit qytetarët kanë humbur shpresën në institucione, jo për fajin e PDK-së, por për fajin e atyre që sollën kriza në institucione, tha ai.
Ndryshe, 740 delegat pritet të zgjedhin kryetarin e ri të këtij subjekti, ku kandidatë i vetëm është Kadri Veseli.
Nderkaq nënkryetari tjeter i PDK-së, Arsim Bajrami në fjalën e tij gjatë konventës zgjedhore të partisë, tha se PDK e themeluar para 17 vitesh morri përsipër ndërtimin e shtetit dhe implementimin e pavarësisë duke u prirë nga lideri historik Hashim Thaçi.
\"Ne jemi krenar që PDK ka qenë protagoniste e ndërtimit të historisë së Kosovës dhe arritjes që një ëndërr shekullore ta bëjë realitet, tha Bajrami.
Ai gjithashtu tha se kjo ngjarje sot po promovon standarde të reja pluraliste dhe do të jetë model i të gjitha partive demokratike.
PDK ka dhënë shembullin më të mirë se si duhet të sillemi dhe se si duhet të mbrojmë shtetin, ka thënë Bajrami duke shtuar se secili nga anëtarët e partisë duhet të ndjehen të lumtur që si kandidat për prijës të partisë është Kadri Veseli.
\"Jemi të lumtur që ne kemi kandidatë Kadri Veselin, një personalitet i shquar i pavarësisë dhe i shtet-ndërtimit të Kosovës dhe një lider që ka shumëçka për t\'i dhënë Kosovës, ka përfunduar nënkryetari i deritashëm i PDK-së, Arsim Bajrami.