Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj
Prishtinë, 23 prill - Prej sot nis zyrtarisht fushata pesëditore parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj, për postin e kryetarit të komunës. Për këtë garë kandidaturën e tyre e kanë ofruar shtatë përfaqësues të subjekteve politike dhe një kandidatë e pavarur.
Agim Aliu (PDK), Adem Salihaj (LDK), Faton Topalli (LVV), Ramadan Hasani (AKR), Naim Ferati (AAK), Bujar Ademi (PD) , Ramadan Emini(LB) dhe Rrahim Sadiku , kandidat i pavarur, do të garojnë për të fituar postin e njeriut të parë në Ferizaj.