Nis zyrtarisht fushata parazgjedhore
Edhe pse të gjitha partitë politike në vend kanë fillur qysh me herët fushatën gjatë këtyre 10 ditëve të ardhshme, partitë politike do të shpalosin edhe zyrtarisht programet e tyre.
I mobilizuar në përgatitjet e zgjedhjeve të parkohshme në afat të shkurtër brenda 30 ditësh nga shpallja, Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës dje ka marr vendim që të ndalohen posterët e kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve, që të mos ndotet ambienti dhe të mos ketë probleme mes subjekteve, sa i përket hapësirës.
Nga KQZ bëhet e ditur zyrtarisht se afati për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 8 qershorit, që ka filluar të rrjedhë në 9 maj, do përfundojë në 31 maj.
Edhe Bashkimi Evropian tashmë ka sjell në Kosovë një pjesë të ekipit që do ti vëzhgojë zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.
Anëtarët e misionit vëzhgues, të cilët kanë arritur në Kosovë, janë shpërndarë në komuna të ndryshme të vendit për të ndjekur periudhën parazgjedhore dhe zhvillimet e tjera në prag të zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 18 Parti Politike; 7 Iniciativa Qytetare; 1 Kandidat i Pavarur dhe 4 Koalicione, pra gjithsejt 30 subjekte politike me 1 235 kandidat për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
PDK-ja në këto zgjedhjet do të ketë numrin 58, LDK-ja 54, Lëvizja Vetëvendosje! 35, AAK-ja 44, AKR-ja 40, NISMA për Kosovën 59 dhe Partia e Fortë 37. Në garë ishin 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, një kandidatë i pavarur dhe 4 koalicione.