02 Maj 2024

Nis zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Prishtinë, 10 dhejtor - Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, Dogana dhe EULEX kanë bërë të ditur se në të dy pikat kufitare ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ndryshe njihet edhe si IBM.  

Ndërsa në Merdar zbatimi i saj startoi pa probleme, madje udhëtarët e parë që kaluan u shprehen të kënaqur me procedurat, në Jarinjë nisi pak me vonesë, për shkak të rezistencës nga një grup serbësh.

Udhëheqësi i ekipeve teknike për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, Fisnik Rexhepi, tha se marrëveshja për IBM-në tashmë ka nisur së zbatuari në të gjitha vendkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

“Sot në orën 8 ka nisur zbatimi i marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufirit. Në orën tetë është hapur edhe zyrtarisht pika kufitar në Jarinë. Sa i takon pikës kufitar në Merdare që ka qenë përgjegjësi e institucioneve të Kosovës për të përgatitur infrastrukturën, gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe tash kjo pikë është funksionale”, tha Rexhepi.

Ai ka thënë se në krahasim me përfundimin e punëve me kohë në vendkalimin kufitar në Merdare, punët në vendkalimin e Jarinës kanë pasur disa pengesa, deri sa ai vendkalim është bërë funksional.

Edhe Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit - EULEX-i konfirmoi se zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit në Merdarë e Jarinjë, po funksionon mirë.

Zëdhënësja e EULEX-it Irina Gudeljevic tha se situata është normale dhe se kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Këtë mëngjes isha në Jarinjë, ndërsa tani jam në Merdarë situata është normale, çdo gjë është duke funksionuar andaj dua të theksoj se e tërë marrëveshja e IBM apo cdo marrëveshje tjetër e mundshme e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian në Bruksel është bërë në interes të qytetarëve” , tha Gudeljevic.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)