Nis projekti për fuqizimin e AAPSK-së
Prishtinë, 8 shkurt - Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Europian, Ambasadës Amerikan - Departamenti i Thesarit, EULEX-it, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK) e Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të angazhimeve të saja, dje ka filluar projektin e financuar nga Komisioni Europian IPA 2011 në mbështetje të AAPSK-së.
Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i AAPSK-së, Rrahim Rama, falënderoi Komisionin Europian dhe të gjithë akteret tjerë që kanë mbështetur dhe po mbështesin në vazhdimësi Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
Me anë të këtij projekti që kap vlerën e 1 milion eurove dhe i cili do të realizohet brenda 24 muajve, synohet të fuqizohet edhe me tepër Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, me të edhe forcimi i sundimit të ligjit.