18 Janar 2025

Nis ofrimi i shërbimeve konsullore edhe në Bari të Italisë

Prishtinë, 15 gusht - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, njofton shtetasit kosovarë që jetojnë në Itali se prej sot shërbime konsullore t’iu ofrohen të gjithë qytetarëve edhe në qytetin e Barit, në ndërtesën ku ndodhet Konsullata e Shqipërisë.

Shërbimet ofrohen në bazë të marrëveshjes ndërshtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë për të mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe konsullor. Ky hap i përforcimit të nivelit dhe të marrëdhënieve të përfaqësimit të përbashkët Kosovë - Shqipëri ishte paralajmëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Tiranë në korrik të këtij viti.

Ofrimi i shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmjet Shqipërisë për në Kosovë.

Posti Konsullor i Republikës së Kosovës do të jetë i vendosur pranë Konsullatës së Shqipërisë në Bari në adresën Corso Vittorio Emanuele 171.70122 Bari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)