Nis llogaridhënia në Degën e Tretë të LDK-së
Prishtinë, 21 shtator - Me Nëndegët, Mati, dhe Lagjja e Muhaxhirëve 2, Dega e Tretë e LDK-së, Dega e Presidentit Rugova, Prishtinë, ka nisur të presë kryesitë e 9 nëndegëve të saj.
Në këto takime po diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit, referuar të dhënave të mbledhura që nga zgjedhjet e fundit.
Këto takime kanë karakter informues të degës dhe nëndegëve si një llogaridhënie e premtuar për aktivitetet e deritashme në Prishtinë.
Dega po njofton nëndegët për tabelat e rezultateve të aktiviteteve të tyre një nga një dhe masat për konsolidimin e degës.
Gjithashtu po informohen për aktivitetet e të deleguarve nga kjo degë si në nivel lokal ashtu dhe atë qendror.
Dega e tretë në këto takime po mbledhë po ashtu brengat e nëndegëve dhe qytetarëve në kuadër të këtyre nëndegëve dhe për ti adresuar tek nivelet e larta të partisë.
Kjo pasi ata kanë premtuar se të zgjedhurit e Degës së Tretë në nivel komunal dhe qendror do të jenë zë i tyre qoftë përmes pyetjeve parlamentare qoftë mocioneve.
Po ashtu në itinerarin e takimeve do të përfshihen edhe dy forume, Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë.