Nis konferenca 'Diplomacia e Qyteteve dhe marrëdhëniet me jashtë'
Prizren, 14 prill - Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se sot në Prizren nis punimet konferenca njëditore Diplomacia e Qyteteve: Qeverisja, zhvillimi lokal dhe marrëdhëniet me jashtë.
Hapjen e konferencës do ta bëj ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në konferencë do të marrin pjesë udhëheqës të pushtetit lokal, të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme si: zhvillimi ekonomik lokal dhe bashkëpunimi ndër-kufitar i qyteteve në tërheqjen e donacioneve.
Kjo konferencë është vazhdimësi e aktiviteteve të MPJ-së të dala nga rekomandimet e Konferencës së Ambasadorëve, të mbajtur në fund të vitit të kaluar.