18 Janar 2025

Nis fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit

Prishtinë, 3 tetor - Partitë politike në Kosovë kanë filluar sot fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se në garën për të zgjedhur kryetarët janë 224 kandidatë, kurse për asambletë komunale garojnë 7,740 kandidatë.

Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 103 subjekte politike. Prej tyre, 50 janë shqiptare, 31 janë serbe, 3 turke, 9 boshnjake, 3 malazeze, 1 goran, 2 nga komuniteti ashkali, 2 nga komuniteti rom, 1 parti politike egjiptase dhe 1 kroate.

E veçanta e zgjedhjeve të sivjetme, sipas KQZ-së, është se ato do të zhvillohen edhe në pjese veriore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)