19 Maj 2024

Nis Epopeja e UÇK-së

Prishtinë, 5 mars - Me rastin e 15 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin gjithë popullor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Më 5 mars, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjell me programin kulturor dhe artistik.

Më 6 mars, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.

Në ora 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, transmeton KP.

Më 7 mars, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku do të ndizen flakadanë të zjarreve dhe do të përcillen me një program kulturor-artistik.

Ftohen qytetarët që në mënyrë masovike t’i bashkohen manifestimeve dhe së bashku të nderojmë veprën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e popullit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)