19 Janar 2025

Nis asgjësimi i materialit të Zgjedhjeve Lokale 2013

Prishtinë, 24 mars - Sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar procesi i asgjësimit/shkatërrimit të materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2013.

Procesi i asgjësimit të materialit zgjedhor pas një procesi zgjedhor është obligim ligjor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Para gazetarëve të pranishëm, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi tha se tani jemi në fazën e fundit të të gjithë procesit zgjedhor, e që është shkatërrimi i materialit zgjedhor, sipas obligimeve ligjore.

Ai po ashtu bëri të ditur se janë zhvilluar konsultime edhe me institucione të tjera për të ruajtur një pjesë të këtij materiali.

“Do të ruajmë të gjithë materialin i cili eventualisht është objekt i hetimeve nga institucionet përkatëse. Ne do të bëjmë ruajtjen e gjithë materialit, derisa të përfundojnë hetimet apo kur ky material nuk konsiderohet i vlefshëm në cilësinë e provës”, tha Halimi.

Procesi i asgjësimit/shkatërrimit të materialit zgjedhor do të zgjasë disa ditë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)