18 Maj 2024

Nikoliqit i refuzohet kërkesa për të vizituar Kosovën

Prishtinë, 4 dhjetor - Institucionet e Republikës së Kosovës i janë përgjigjur negativisht kërkesës së presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq për ta vizituar Kosovën gjatë Krishtlindjeve ortodokse.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kërkesa u refuzua me arsyetimin se vizita të liderëve serb mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.
 
Ky vendim, tha Kuçi është marrë edhe pas konsultimeve më partnerët ndërkombëtarë. Kërkesa për vizitë ishte adresuar nga presidenti serb, fillimisht në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e njëjta iu është përcjell autoriteteve të Kosovës që dhanë përgjigje negative.

Ky vendim ka irrituar autoritetet në Serbi. Në një reagim të saj presidenca serbe ka shprehur siç thuhet zhgënjimin me misionin e EULEX-it, pasi ky mision nuk është përgjigjur ende zyrtarisht ndaj kërkesës së presidentit të Serbisë.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviq në përgjigje të kritikave të presidentit Serb, Tomisllav Nikoliç, pas ndalimit të tijë për të hyrë në Kosovë me rastin e liturgjisë për Krishtlindjen Ortodokse në Graçanicë, ka sqaruar se EULEX-i ka respektuar vetëm proçedurat.

Gudeljeviq u shpreh se: “Ekzistojnë proçedura të cilat janë të njohura për të gjithë rreth vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë. Kërkesa shkon përmes përfaqësuesit special të BE-së në Beograd, i cili këtë ia përcjellë përfaqësuesit special të BE-së në Prishtinë, i cili më pas ia dërgon Qeverisë së Kosovës dhe përgjigjja kthehet përmes rrugës së njëjtë. EULEX-i nuk është pjesë e këtij zinxhiri”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)