20 Janar 2025

Ngritet pllaka përkujtimore në nderim të ushtarëve sllovakë

Prishtinë, 19 janar - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga sot takon zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë Miroslav Lajčák.

Para takimit së bashku me diplomatin sllovak presidentja do të merr pjesë në zbulimin e Pllakës Përkujtimore në nderim të ushtarëve sllovakë, që humbën jetën në aksidentin ajror duke u kthyer nga misioni i tyre në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Në njoftimin nga Presidenca bëhet e ditur se ngritja e Pllakës përkujtimore për ushtarët sllovakë është bërë me iniciativën e Presidentes Jahjaga.

Pllaka përkujtimore për nder të ushtarëve sllovakë do të zbulohet në Parkun e Qytetit, lokacion të cilin e ka votuar komuna e Prishtinës.

Po sot Presidentja Jahjaga do ta pret në takim edhe ish-Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, lordin George Robertson.

Vizita e Robertsonit në Kosovë është bërë me ftesë të presidentes Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)