19 Janar 2025

Ngjarjet e 1981 formësuan modelin e rezistencës në Kosovë

Prishtinë, 11 mars -Me rastin e shënimit të përvjetorit të 35-të të demonstratave studentore të vitit 1981, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti në takim një delegacion nga Shoqata e të burgosurve politik të Kosovës.  

Në takim u bisedua për rëndësinë e pranverës studentore ’81 në forcimin e vetëdijes politike të shqiptarëve në Kosovës dhe influencën e saj në rritjen e mëtutjeshme të lëvizjes kombëtare për liri për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë.

Në këtë kontekst kryetari Veseli theksoi se “ngjarjet e vitit 1981, duke vazhduar me shembullin e rezistencës së bacës Adem Demaçi, formësuan modelin e rezistencës ndaj regjimit jugosllav dhe masivizuan pakënaqësinë me këtë regjim”, për të shtuar se “terrori policor ndaj demonstratave të asaj pranvere ishte ekstrem, por lëvizja jonë kombëtare doli më e fuqishme nga ato ngjarje”.

Në takim u bisedua edhe me gjendjen e të burgosurve politikë në Kosovë dhe angazhimet e tyre në proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë. : 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)