Nga shkurti i 2013 Ambasada Gjermane me termine elektronike
Prishtinë, 4 dhjetor - Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se në kuadër të shtimit të shërbimeve të ofruara nga data 1 shkurt 2013 për të gjitha llojet e kërkesave për vizë - d.m.th. viza Shengen (udhëtime turistike dhe afariste) si dhe _viza nacionale (bashkim familjar, studime, qëndrime pune etj.) terminet do të jepen vetëm në mënyrë elektronike në internet.
Me këtë nuk është më e nevojshme paraqitja personale për marrjen e një termini.
Parashtruesi i kërkesës për vizë mund nga shtëpia vetë ta caktojë terminin e dëshiruar për një kohë që i përgjigjet atij.
Në këtë mënyrë shmangen edhe pritjet e gjata gjatë paraqitjes së kërkesës.