Nga e hëna do të nis fushata pesëditëshe për balotazh
Prishtinë, 21 nëntor - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se nga e hëna do të nis fushata pesëditëshe për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahen më 1 dhjetor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vërtetuar rezultatet e rrethit të parë të këtyre zgjedhjeve, ndërsa ka urdhëruar përsëritje të zgjedhjeve në tri vendvotime në komunën e Zveçanit, komunë kjo me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Kjo është hera e parë që komunat veriore marrin pjesë në zgjedhjet komunale të Kosovës, hap që pason marrëveshjen e arritur në prill mes Thaçit e Daçiqit, në kuadër të dialogut për normalizimin e mardhënieve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.