Nga dialogu Kosovë - Serbi nuk pritet zgjidhje afatgjatë
Prishtinë, 8 mars - Realizimi i tre formave të dialogut janë një kusht i domosdoshëm për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shumë nga problemet ekzistuese në Kosovë.
Në një prononcim për Koha Ditore, ërfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka vlerësuar të enjten se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që është duke u zhvilluar në Bruksel ka një qëllim tjetër parësor, krahas përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Qëllim kyç, sipas tij ka identifikuar anëtarësimin e të dyja vendeve në BE.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po vazhdon dhe qëllimi themelor i tij është mundësimi i anëtarësimit si i Serbisë ashtu edhe i Kosovës në Bashkimin Evropian.\"
\"Mirëpo, nuk do të ketë prosperitet afatgjatë përderisa Kosova të merret me të gjithë qytetarët e vet në bazë të ligjeve, standardeve dhe procedurave të njëjta ditore, derisa të mos arrijmë deri te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.\"
\"Të gjithë e dimë se kështu nuk ndodh tani dhe se këtë gjë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe veriut mund dhe do duhej ta përmirësonte. shprehet Zhbogar.