02 Maj 2024

Nga 20 nëntori fillon kthimi i regjistrave kadastrale nga Serbia

Bruksel, 22 tetor - Në Bruksel u zhvilluan takime me  ndërmjetësimin e BE-së të ekspertëve të Republikës së Kosovës me ekspertët nga Serbia, për zbatimin e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes dhe atë për kthimin e regjistrave kadastrale.

Lidhur me marrëveshjen për kthimin e dokumentacionit kadastral, ekspertët e të dyja vendeve  kanë rënë dakord që më 20 nëntor 2011 ta aprovojnë planin për implementim, dhe poashtu të fillojë me zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje.

Me këtë marrëveshje, Serbia obligohet ti kthej dokumentet kadastrale të marrë nga Kosova gjatë luftë. Ndërsa, Kosova merr obligime të kompletojë sistemin e vet kadastral si dhe në mënyrë të veçantë t’i zgjidh çështjet kontestuese kadastrale konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe standardeve evropiane.

 Në takimin tjetër atë për zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë u përafruan mëtej qëndrimet mes palëve rreth planit të implementimit.

Qeveria e Kosovës në këtë takim konfirmoi se i ka përmbyllur gjitha përgatitjet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Po ashtu u konfirmuan përgatitjet që me 1 nëntor në Kosovë të fillojë zbatimi i asaj pjese të marrëveshjes për heqjen nga përdorimi i tabelave ilegale të automjeteve dhe zëvendësimi me ato legale.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe modalitetet e implementimit në praktikë ku ditët në vijim u tha se do të jetë koha e fillimit të implementimit.

 Grupi për implementimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë përbëhej nga z. Lirim Greiçevci, Këshilltar politik i Kryeministrit, Qemajl Marmullakaj nga Zyra për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, Shaban Guda, Ndihmës drejtor i Policisë kufitare të Kosovës, znj. Sebahate Muharremi - Pllana, Drejtoresh për regjistrimin e automjeteve dhe prodhimit të patentë shoferëve nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe Bekim Haxhiu, Shef i IT-së në Ministrin e Punëve të Brendshme.

 Grupi për implementim për marrëveshjen për kadastra morën pjesë: Gazmir Raci, Këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Edita Tahiri, Murat Meha, Kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Muzafer Caka, Koordinator i projekteve në këtë agjenci, Scott Bowen, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Pronës sëbashku me Xhevat Azemi, Zëvendësdrejtor i kësaj agjencie si dhe Besim Kajtazi, Drejtor i Zyrës ligjore të Zyrës së Kryeministrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)