Nexhat Llumnica kandidat i LB-së për kryetar të Podujevës
Prishtinë, 4 shtator - Në vazhdën e nominimeve të kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, pas propozimit të degës së Lëvizjes për Bashkim në Podujevë është bërë edhe nominimi zyrtar i Nexhat Llumnica kandidat i LB-së për Kryetar të Komunës së Podujevës.
Aktualisht, Nexhat Llumnica është koordinator i Degës së LB-së në Podujevë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Është kontribuues i madh në zgjerimin dhe forcimin e strukturave të LB-së në këtë komunë.
Lëvizja për Bashkim, kandidaturën e z.Llumnica e konsideron alternativën e vetme serioze për qytetarët e komunës së Podujevës