Neudeck, do të përkujtohet gjithmonë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës
Prishtinë, 31 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës me dhimbje e mori lajmin për vdekjen e humanistit gjerman, Rupert Neudeck.
Rupert Neudeck, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet gjithmonë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës për kontributin dhe ndihmën e madhe në ndërtimin e shtëpive dhe krijimin e kushteve për kthimin e njerëzve në vendbanimet e tyre, pas luftës shkatërrimtare.
Rupert Neudeck, ishte gazetarë, humanist dhe mik i madh i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.
Zoti e Bekoftë Humanistin Rupert Neudeck!