Nesër raporti për statutet e komunave në veri
Prishtinë, 16 mars - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka bërë me dije se të hënën Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) pritet ta publikojë raportin se çfarë shkeljesh kanë bërë kuvendet komunale në veri të Kosovës me rastin e miratimit të statuteve të tyre.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pritet të dalë të hënën me analizat e saj me të cilat do të njoftohet edhe opinioni publik. Dhe në bazë të proceduarave ekziston një afat ligjor për korrigjime dhe plotësime. Presim që ky proces do të shkojë ashtu siç duhet, pra sipas ligjeve të Kosovës, është shprehur Tahiri për Epokën e re.