21 Janar 2025

Nesër protesta e opozitës në Gjilan

Prishtinë, 11 dhjetor -  Shefja e grupit parlamentar e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, duk folur për manifestimin që do të mbajë opozita nesër në Gjilan, ka thënë se ky qytet do të dërgojë mesazh tek ata atë që e duan “Zajednicën” dhe që falin tokë.

“Nesër Gjilani do të dërgojë mesazh tek ata që po tentojnë ta krijojnë ‘Zajednicën’ dhe të falin tokë, se Anamorava nuk lejon realizimin e marrëveshjeve të cilat janë në dëm të vendit dhe qytetarëve”, ka shkruar Bajrami në profilin e saj në “Facebook”.

Manifestimi kundër “Zajednicës” dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi, do të mbahet në orën 13:00, në sheshin para teatrit të qytetit në Gjilan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)