Nesër nis ndërtimi i Ambasadës së SHBA-së
Prishtinë, 4 maj - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nesër e ( martë) do të nisin ndërtimin e Ambasadës në Prishtinë.
Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj ambasade do të marrë pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga. Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka kënaqësinë të njoftojë për ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kompleksit të saj të ri. Ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbajnë fjalime me këtë rast historik, është thënë në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.