18 Maj 2025

Nesër mbahet seancë solemne në nderim të heroit, Ilaz Kodra

Prishtinë, 29 prill - Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, është vendosur që seanca e ardhshme e rregullt e Kuvendit, të mbahet më 2 maj.

Pas pikave të rëndomta të seancave plenare, koha për deklarime jashtë rendit të ditës,dhe koha për pyetje parlamentare, në rendin e ditës do të jenë miratimi i Marrëveshjes së deputetëve nga radha e komuniteteve tjera joshumicë dhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga këto komunitete.

Po ashtu do te jet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës jashtë vendit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Avokatinë, interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, sipas kërkesë së deputetit Burim Ramadani, mbështetur edhe nga 7 deputetë tjerë, lidhur me çështjen e arsimit në Kosovë.

Gjithashtu Kuvendi shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2012, shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2012, shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Vlerësimin e strategjik mjedisor dhe emërimi i dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Të njëjtën ditë ( 2 maj) do të mbahet edhe një seancë solemne me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë, të z. Ekmeleddin Ihsanoğlu,sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Me këtë rast z. Ihsanoğlu do t’ iu drejtohet deputetëve duke filluar nga ora 12.

Kryesia përkrahu kërkesën e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim  Hapësinor për debat parlamentar lidhur me gjendjen e pyjeve në Kosovë, i cili do të zhvillohet në seancën e 10 majit të këtij viti.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, në bazë të kërkesës së deputetëve Blerta Deliu-Kodra dhe Bekim Haxhiu, mbështetur edhe nga 5 deputetë tjerë, u vendos që nesër duke filluar nga ora 12, të mbahet seancë solemne në nderim të heroit,gjeneral Ilaz Kodra, dhe gjithë dëshmorëve dhe pjesëtarëve të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)