22 Janar 2025

Nesër mbahet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

Prishtinë, 14 shtator - Nesër, hapet manifestimi ”Dita Ndërkombëtare e Demokracisë”, me moton“Institucione të hapura – pjesëmarrje qytetare!”.

Në orën 10,në hollin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, para të pranishmëve do të mbajë fjalën e hapjes, ndërkaq, pastaj do të mbajë një fjalë të shkurtër drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, i cili do t’ ia dorëzojë kryetarit të  Kuvendit, z. Kadri Veseli, publikimin e  Raporteve Përmbledhëse për Hulumtimet Ligjore për Komisionet Parlamentare.  

Kryekuvendari Veseli pastaj do të ketë një bashkëbisedim me përfaqësues të organizatave që e mbështesin Kuvendin dhe me ata të Shoqërisë Civile.

Në vijim, bëhet prezantimi i Platformës  Digjitale për Pyetje Parlamentare, përgatitur nga KDI-ja, si dhe hapja e  Panairit me rastin e shënimit të Ditës së Demokracisë, me një fjalë të kryetarit të  Forumit për transparencë parlamentare, Zenun Pajaziti.

Në vazhdim të këtij solemniteti, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, viziton  Panairin e OJQ-ve dhe ekspozitën e piktorëve filloristë. Me këtë rast, bëhet ndarja e çmimeve tre piktorëve të rinj, sipas konkursit të shpallur nga Kuvendi, me rastin e kësaj dite.

Çmimin e parë e ndan kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, çmimin e dytë-anëtarja e Forumit për transparencë parlamentare, Donika Kadaj-Bujupi, ndërsa çmimin e tretë-sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)