Nesër KS i OKB-së diskuton për Kosovën
Prishtinë, 7 shkurt - Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nesër diskutohet për situatën në Kosovë.
Në takim shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit ë Përgjithshëm të OKB së Ban ki Moon. Në raport është shfaqur brengosja për situatën në veri të Kosovës ku vazhdojnë të mbeten të ngritura barrikadat e serbëve dhe pengesat për qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mallrave.
Nga Kosova në takim merr pjesë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Ndërkaq Serbia pritet të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë së saj, Vuk Jeremiq.