Nesër hapet zyra për ndihmë juridike në Skënderaj
Prishtinë, 25 shkurt - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të hapin zyrtarisht zyren për ndihmë juridike në Skënderaj, nesër në ndërtesën e Kuvendit Komunal në prezencë të zyrtarëve të qeverisë dhe komunës së Skënderajt, dhe përfaqësuesve të Agjencisë dhe UNDP-së.
Zyra për Ndihmë Juridike në Skënderaj do të ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike falas popullatës që nuk kanë mjete të kenë qasje në drejtësi.
Zyra do të ofrojë këto shërbime kualitative dhe efikase edhe për komunat fqinje si Gllogovci.
Duke inkurajuar përdorimin e shërbimeve të ofruara nga zyret e ndihmës juridike shpresohet që komuniteti, përfshirë këtu edhe grupet më të cenuara, të fuqizohet nga ana juridike.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Znj. Steliana Nedera, si dhe Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Znj. Drita Rexhepi.